VENDIM

BASHKËSIA ISLAME NË MAL TË ZI

Të ballafaquar me kërcënimin serioz të epidemisë së virusit COVID-19;
Në pajtim më objektivin e mbrojtjës së jetës dhe shëndetit të njeriut si vlera themelore islame të theksuar në ajetët kur'anore ” .. dhe mos e hudhni vetën në shkatërrim” (El-Bekare, 195) i ” mos e vrisni njëri tjetrin (En-Nisa, 29), praktikës së profetit Muhammed a.s. në hadith “Kur dëgjoni që në ndonjë vënd është përhapur sëmundje ngjitëse, mos shkoni aty, e nësë përhapër në vendin ku gjindeni, mos dilni nga aty” ;
Duke u nisur nga vendimi i sheriatit i i Unionit botëror të dijetarëve islam rreth veprimit me rastin e përhapjës së epidemisë COVID-19
Duke ndjekur masat obliguese të Ministrisë së shendetsisë rreth masave të përkohshme të sjella më propozim të Institutit për shëndet publik;
Meshihati i BI në MZ, në mbledhjën eëektronike në përbërje të zgjeruar, të mbajtur me 15.03.2020, sjell

VENDIM
rreth masave të përkohshme të ndërprerjës së adhurimeve fetare me xhemat, punës edukativo-arsimore, dhe tubimeve tjera me karakter fetar e kulturor

  1. Në të gjitha objektet e Bashkësisë islame në Mal të zi përkohësisht ndërprehet namazi i xhumasë dhe namazet ditore në menyrë të përbashkët. Përsonat përgjegjës (imam, muezin, myteveli) obligohen që për çdo namaz të thërasin ezanin dhe të kryejnë faljen e namazit në menyrë që të sigurohet kontinuiteti i madhërimit të emrit të Zotit.
  2. Përkohësisht ndërprehet puna edukativo-arsimore në medresetë në Tuz dhe Rozhaje, mësimbesimi si dhe edukimi parashkollor në të gjitha institucionet e BI në MZ
  3. Përkohësisht ndërprehen të gjithë tubimet dhe organizimet me karakter fetar dhe kulturor duke përfshirë edhe mevludet
  4. Ftohen imamët dhe besimtarët që me përpjekje të përbashkëta të praktikojnë masat e tubimit minimal, largësisë së detyruar si dhe shmangjen e kontakteve direkte me rastin e xhenazeve
  5. Obligohen përsonat përgjegjës për kujdesin për objektet fetare dhe të tjera te BI në MZ nga paragrafi 1. dhe 2. që menjëherë të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të objekteve në fjalë dhe në to të mbajnë masa të rrepta higjienike
  6. Ftohen të gjithë sherbyesit fetarë që t'i përmbahen masave të institucioneve shëndetsore kompetente dhe të veprojnë në drejtim të ngritjës së vetëdijës rreth rëndesisë dhe praktikimit te tyre të besimtarët
  7. Masat e përkohshme prej më se paku 15 ditë, hyjnë në fuqi me ditën e vendimmarrjës

Podgoricë, 15.03.2020

Reis Rifat ef. Fejziq

Komentiraj

Ova web stranica koristi Akismet za zaštitu protiv spama. Saznajte kako se obrađuju podaci komentara.