MESAZH NGUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË ISH-MYFTIUT TË KOSOVËS, DR. REXHEP BOJA

  • Povodom preseljenja na Ahiret bivšeg muftije IZ-e Kosova i Ambasadora Republike Kosova u Saudijskoj Arabiji dr Rexhepa Boje, reis IZ Rifat ef. Fejzić je poslao pismo hatername muftiji Kosava Naimu Trnavi.

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e vdekjes së ish-Myftiut të Kosovës, Dr. Rexhep Boja.

Ai ishte një prijës fetar model dhe i devotshëm, i cili e udhëhoqi Bashkësinë Islame të Kosovës në kohët më të vështira dhe më kritike për vendin. Boja vendosi bashkëpunim të ngushtë me Bashkësinë Islame në Malin e Zi dhe simotrat e BIK-ut në vendet e rajonit.

Si pedagog dhe drejtues i Fakultetit të Studimeve Islame, ai edukoi shumë breza, në mesin e të cilëve një numër i konsiderueshëm i imamëve nga Mali i Zi.

Rexhep Bojën do ta kujtojmë gjithmonë si një teolog të mençur dhe të matur, i cili tërë jetën dhe dijet e tij i vuri në shërbim të fesë islame dhe vendit të tij.

Në këto momente bashkëndiejmë dhe e ndajmë dhimbjen si dhe ju shprehim ngushëllime familjes, BIK-ut dhe të gjithë besimtarëve.

ZOTI E MËSHIROFTË ME XHENET!

Rifat Ef. Fejziq
Reisi i Bashkësisë Islame në Malin e Zi

Komentiraj

Ova web stranica koristi Akismet za zaštitu protiv spama. Saznajte kako se obrađuju podaci komentara.