
Ulqin- Ana e Malit. Me daten 17.08.2012 e Xhuma, Bashkesia Islame ne Mal te Zi me rastin e muajit te madherueshem te Ramazanit organizoi iftar per te rinjte e Anes se Malit. Ne kete iftare moren pjese nepunesi i Meshihatit te Bashkesise Islame ne Mal te Zi mr. Behlul Kanaqi si perfaqesues, Kryeimami i Ulqinit mr. Ali Bardhi, imam dhe keshilltar i reisit efendi Isa Aloshi, ish kryeimami Rexhep Lika si dhe hafizi nga Turqia z. Jakup Shenaj. Vete numri i pjesemarresve ne kete iftare tregoi se organizime te tilla te Meshihatit jane te dobishme dhe te domosdoshme ne keto troje duke mare parasysh dhe rolin qe luajne ne konsolidimin edhe me te forte te besimtareve. Pas ngrenies se iftarit fjelen emori imami Isa Aloshi i cili shprehu mirenjohjen Meshihatit duke falenderuar reisin Rifat Fejziqin si dhe ndihmesin e tij dhe njeheresh drejtorin e zyres per Kontakte me Jashte dhe Publikun z. Omer Kajoshaj per organizime te tilla ne Ane te Malit. Pas z. Isase fjalen e mori mr. Ali Bardhi. Kryeimami pasi i falenderoj organizatoret, foli mbi rendesine e rrespektit, mirekuptimit dhe ndihmeses ne mes te besimtareve.
