Bota Islame nga dita e nesërme përjeton ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.
Këtë muaj të gjith e presim me knaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shëndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë.
Këtë vit për shkak të pandemisë ju lutemi që këtë muaj të madhërueshëm ta kalojmë nepër shtëpija tona në lutje, ibadete dhe vepra të mira.
Nga zemra ju dëshiroj një agjërim të lehtë, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja.
Nazif Cungu