BASHKËSIA ISLAME NË MAL TË ZI
Të ballafaquar me kërcënimin serioz të epidemisë së virusit COVID-19;
Në pajtim më objektivin e mbrojtjës së jetës dhe shëndetit të njeriut si vlera themelore islame të theksuar në ajetët kur'anore ” .. dhe mos e hudhni vetën në shkatërrim” (El-Bekare, 195) i ” mos e vrisni njëri tjetrin (En-Nisa, 29), praktikës së profetit Muhammed a.s. në hadith “Kur dëgjoni që në ndonjë vënd është përhapur sëmundje ngjitëse, mos shkoni aty, e nësë përhapër në vendin ku gjindeni, mos dilni nga aty” ;
Duke u nisur nga vendimi i sheriatit i i Unionit botëror të dijetarëve islam rreth veprimit me rastin e përhapjës së epidemisë COVID-19
Duke ndjekur masat obliguese të Ministrisë së shendetsisë rreth masave të përkohshme të sjella më propozim të Institutit për shëndet publik;
Meshihati i BI në MZ, në mbledhjën eëektronike në përbërje të zgjeruar, të mbajtur me 15.03.2020, sjell
VENDIM
rreth masave të përkohshme të ndërprerjës së adhurimeve fetare me xhemat, punës edukativo-arsimore, dhe tubimeve tjera me karakter fetar e kulturor
- Në të gjitha objektet e Bashkësisë islame në Mal të zi përkohësisht ndërprehet namazi i xhumasë dhe namazet ditore në menyrë të përbashkët. Përsonat përgjegjës (imam, muezin, myteveli) obligohen që për çdo namaz të thërasin ezanin dhe të kryejnë faljen e namazit në menyrë që të sigurohet kontinuiteti i madhërimit të emrit të Zotit.
- Përkohësisht ndërprehet puna edukativo-arsimore në medresetë në Tuz dhe Rozhaje, mësimbesimi si dhe edukimi parashkollor në të gjitha institucionet e BI në MZ
- Përkohësisht ndërprehen të gjithë tubimet dhe organizimet me karakter fetar dhe kulturor duke përfshirë edhe mevludet
- Ftohen imamët dhe besimtarët që me përpjekje të përbashkëta të praktikojnë masat e tubimit minimal, largësisë së detyruar si dhe shmangjen e kontakteve direkte me rastin e xhenazeve
- Obligohen përsonat përgjegjës për kujdesin për objektet fetare dhe të tjera te BI në MZ nga paragrafi 1. dhe 2. që menjëherë të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të objekteve në fjalë dhe në to të mbajnë masa të rrepta higjienike
- Ftohen të gjithë sherbyesit fetarë që t'i përmbahen masave të institucioneve shëndetsore kompetente dhe të veprojnë në drejtim të ngritjës së vetëdijës rreth rëndesisë dhe praktikimit te tyre të besimtarët
- Masat e përkohshme prej më se paku 15 ditë, hyjnë në fuqi me ditën e vendimmarrjës
Podgoricë, 15.03.2020
Reis Rifat ef. Fejziq