Vizita ne qytetin e Konjes

 

Xhami Eshrefoglu ne Beyshehir

Konjë – Nëpunësit e Bashkësisë Islame në Mal të ZI të cilët nga data 09.09.2012  gjinden në Ispartë të Turqisë duke vijuar kursin e radios në Universitetin Sylejman Demirel,  fund javën e kaluar kanë qëndruar në Konjë. Në rrugën për në Konjë vijuesit e kursit janë ndalur në vendin e quajtur Bejshehir dhe kanë vizituar xhaminë Eshrefoglu e ndërtuar në vitin 1223. Në xhaminë në fjalë kanë falur namazin e drekës, pas namazit imami i xhamisë i ka njoftuar mysafirët në mbi historikun e xhamisë. Më pas grupi vazhdoi rrugën për në Konja, qytet në Turqinë Qendrore.

Xhamia Eshrefoglu është ndërtuar nga druri në stilin selçukian, zbukurimet e të cilit përbëhen nga përdorimi i tullave, gurit, qeramikës dhe ngjyrave të ndryshme. Ende është mister se si pjesët e xhamisë të cilat janë nga druri kanë qëndruar që nga viti 1299 kur dhe është ndërtuar xhamia, deri në ditët e sotme. E ndërtuar nga ana e Sylejman Eshrefoglu Bej në vitin 1297-1299 është e njohur për tavanin e sajë të gjërë të cilin e mbajnë 42 shtylla druri të cilat janë të vjetra rreth një mijë vjetë.

Kjo xhami është një shembull unik i arkitekturës Islame, dhe ka rëndësi të veçantë për sa i përket shtyllave të drurit, motiveve zbukuruese dhe husni hatit (bukur shkrimit). Minberi është i ndërtuar nga druri i arrës dhe i zbukuruar me motive të ndryshme. Pjesët e minberit janë të ngjitura me njëra tjetrën me teknikën “kundekari” pa përdorur kurrfarë ngjitësi. E cila gjë e bën një ekzemplarë të jashtëzakonshëm të arkitekturës Turke.

Dyert e minberit janë të ulta me qëllim që hatibi kur të hypë në minber të kalojë përmes dyerve me krye të ulur, dyert në fjalë nuk

Mauzoleu i Mevlanes dhe xhamia Selimije

mund të hapet plotësisht me qëllim që hatibi të mos shëndoshet të mos jipet shumë pas ushqimeve. Mbi dyert e minberit janë të gdhendura në stilin kufi emri i Allahut, Muhammedit a.s. si dhe të katër halifeve (Ebu Bekër, Omer, Othman, Ali r.a.). Në mes të xhamisë ndodhet një gropë në formë katërori e thellë  e cila është përdorur për të mbledhur borën gjatë dimrit. Bora e mbledhur ka shërbyer për të mbajtur lagështinë e duhur për ruajtjen e drurit nga plasaritjet gjatë dimrit si pasojë e ndezjes së stufave për ngrohje, si dhe verës për ferski. Pas pushimit të shkurtër janë nisur për në Konjë qytet që numëron mbi dy milion banorë (2.38). Është interesant fakti që numri i xhamive në qytet është mbi 3046.

Qëllimi kryesor i udhëtimit të grupit në këtë qytet të lashtë ishte vizita e xhamisë Selimije të cilën e ka ndërtuar Sulltan Selimi në vitin 1274. Aty ndodhet dhe mauzoleu (tyrbeja) e Mevlana Xhelaluddin er-Rumiut (1207-1273) i lindur në Belha (Afganistan) dhe themelues i rendit sufist mevlevi. Kthesa e madhe në shpirtin e Xhelaluddinit ndodh me rastin e vizitës së Shemsuddin Tibriziut në Konjë. Shemsuddin Tibriziu ishte njohës i ilmi batinit (dijes së fshehtë). Kështu që Xhelaluddin er-Rumiu e braktis ilmi zahirin dhe ndjek ilmi

Minberi ne xhamin Eshrefoglu

batinin (dijen e fshehtë). Vazhdimisht shoqërohej me Shemsuddinin dhe nuk ndahej nga ai. Mirëpo më vonë humbja e papritshme  e Shemsuddinit e mërzit shumë Xhelaluddinin i cili terhiqet në vete. Si përkujtim për mësuesin e tij Xhelaluddini themelon rendin e dervishëve mevlevi (Tarikati Mevlevi). Mësimet dhe idetë e Shemsuddinit Mevlana i përpunoi në divanin e tij e sidomos në veprën e letërsisë mistike të quajtur “Mesnevi” të cilën e ka shkruar pas kërkesës së nxënësit të tij më të mirë Husamuddinit. Mevlana ka punuar katërmbëdhjetë vjetë mbi veprën e tij dhe ia ka diktuar nxënësit të tij Husamuddinit për ta shkruar (1259-1273). E ka përfunduar verprën pak para vdekjes. Xhelaluddin er-Rumiu ka vdekur në Konjë 17.Dhjetor 1273. (5 xhumadel-ahir 672). Ku dhe ndodhet dhe tyrbeja e tij, muzeu me kopjet e rralla të Kur’ani Kerimit si dhe vepra të tjera Islame.

 

Pasardhësi i Mevlanës Husamuddin Çelebi kishte vendosur të ndërtojë një mauloze (Kubbe-i Hadra) mbi varrin e mësuesit të tij. Ky ndërtim selçukian nën vëzhgimin e arkitektit Bahruddin Tebrizliut mbaroi me 1274.  Ndërtimin e financoi e shoqja e emirit selçuk Sulejman Pervanit me emirin  Alameddin Kajser. Pjesa nën kupolë në formë cilindri në fillim është përbërë nga katër shtylla kurse vetë kupola është ndërtuar në formë konike. Kupola në formë koni është mbështjellur me qeramikë ngjyrë kaltër. Megjithatë deri me 1854 janë shtuar disa pjesë. Abdulvahid Selimoglu ka rregulluar pjesën e mbrendshme dhe ka bërë disa gravura.

Divan-i Kebir

Muzeu është themeluar në vitin 1927, kurse në vitin 1954 është quajtur me emrin Xhelaluddin er-Rumi. Kuzhina e dervishëve dhe varri i Hurrem Pashës janë ndërtuar në kohen e sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm dhe ndodhet në anë të djathtë. Kuzhina është përdorur si vend ku dervishi ka edukuar nefsin duke shërbyer. Në mauloze hyhet nga dera e tyrbes e cila është e zbukuruar me motive selçukiane dhe tekstin në gjuhen perse të mulla Abdurrahmanit Xhamiut në vitin 1492. Nga aty rruga të nxjerr në dhomen e vogël të tilavetit e cila është e zbukuruar me bukurshkrimet e çmueshme të kaligrafisë osmane e shkruar në stilin sulus, nesih dhe talik. Në atë dhomë eshtë lexuar vazhdimisht Kur’ani derisa dhoma është shëndrruar në muze. Në mauloze mund të hyhet nga dhoma e tilavetit përmes dyerve të argjendta të cilat sipar mbishkrimit i ka përfunduar i biri Mehmetit III në vitin 1599.

Në të majtë janë varret e dervishëve pastaj varri i Mevlanës dhe familjes së tij nga Belhi. Karshi tyre nën dy kupola ndodhen varret e pasardhësve të tyre pra familjes së Mevlanës (gruaja dhe fëmijët) si dhe disa anëtarë të lartë të rendit mevlevi. Varri i Mevlanës gjindet nën kupolën (Kitabu-l-aktab) e gjelbërt. Është i mbuluar me një petk me ajete nga Kur’ani të qëndisura me ngjyrë ari. Të cilat janë dhuratë e sultanit Abdulhamid II në vitin 1894. Varri i vërtetë

Cimja e Muhammedit, s.a.v.s.

ndodhet në sarkofag. Pranë varrit të Mevlanës ndodhet ndodhet sarkofagu i babait të tij Behauddin Veledit si dhe djalit të tij Sulltan Veledit. Semahana është e ndërtuar gjatë sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm dhe në të njëjtën kohë dhe një xhami pranë saj. Këtë dhomë dervishët e përdorin për të kryer semanë, një vallëzim ritual që kryhet nën ritmin e instrumentave si nej, kudum, daire, keman/violinë, halile, rebab.

Jo largë nga mauzoleu gjindet Mevlana Kultur Merkezi/Qendra për Kulturë e Mevlanës i cili është ndërtuar si përkujtim i Mevlanës Xhelaluddin er-Rumi. Kjo është qendra më e madhe ose teqeja/dergjahi në të cilën mbahen sematë sidomos gjatë Shebi Arusit, përvjetorit të vdekjes së Rumiut. Rituali i semasë mbahet edhe çdo të shtunde. Gjatë këtij rituali dërgohen mesazhet e Rumisë për dashurinë, tolerancën dhe rrespektin. Sematë kryhen përmes vallëzimit të dervishëve mevlevit si dhe nën shoqërimin e muzikës sufiste tradicionale. Në fakt sema përbëhet nga shtatë pjesë të cilat simbolizojnë dashurinë e dervishëve ndaj Zotit, njerëzve dhe të gjitha krijesave. Sematë përveç muslimanëve i ndjekin dhe jomuslimanët. Është e vlefshme të thuhen dy-tri fjalë mbi këtë ritual e cila sipas nesh është një akt tradicional dhe kulturoro-fetar.

Mevlevi dervish ne sema

Pjesa e parë përbëhet nga Nati Sherif, falenderime për Allahun xh.sh., salavate për Pejgamberin s.a.s. si dhe pejgamberë të tjerë (Musa, Isa etjerë).

Pjesa e dytë kudumi, goditja në daullen të vogël e cila simbolizon urdhërin e Zotit “Bëhu”.

Pjesa e tretë Neji, simbolizon frymen e jetës në të gjitha krijesat.

Pjesa e katërt Përshëndetja, dervishët përshëndesin njëri tjetrin tre herë, si simbol i shpirtit i cili është i përshëndetur nga shpirti i fshehtë i tij.

Pjesa e pestë Rrotullimi,  dervishët heqin mantelet e tyre të zeza në mënyrë që të nxjerrin në pah veshjet e tyre të bardha me fundë të gjatë. Heqja e mantelit simbolizon largimin nga rrenat dhe zbulimin e së vërtetës. Secili dervish i vendos duart mbi krahror rreth fytit për të treguar besimin e tij në njësinë e Zotit. Në këtë gjendje ai kalon kah shejhu i tij (udhëheqësi shpirtëror) duke ia puthur doren dhe kërkuar leje për hyrje në sema.

Pjesa e gjashtë Këndim Kur’ani

Pjesa e gjashtë: Leximi i Fatihasë, pjesës së parë të Kur’anit, përkujtimi i të gjithë pejgamberëve s.a.s., shehidëve, dhe besimtarëve, lutje për të mirat e popujve dhe udhëheqësve të tyre.

Turgut Koç, shoqëruesi i jonë i denjë, na ka ftuar për drekë në shtëpinë e tij ku mbas sajë kemi pirë çaj dhe bërë muhabet.

Pas shopingut në pjesën e re të qytetit, Turguti na ka çuar në një dasëm tradicionale ku jemi njoftuar me nikoqirët duke shfrytëzuar rastin që të njihemi dhe me zakonet e tyre të dasmave.

Theksojmë se me iniciativen e Meshihatit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi në bashkëpunim me TIKAnë ka filluar trajnimi i kuadros së ardhshme të Radios Islame në Mal të Zi në Universitetit Sulejman Demirel në Sparta të Turqisë. Gjatë programit të kursit mësohet rreth paisjeve të studios së radios, emitimit të zërit, programimit të produkcionit si dhe praktikimi i mësimeve përmes mjeteve të studios. Ekipën e të punësuarve në BInëMZ e përbëjnë: Amer Shukurica, Amer Dautoviq, Behlul Kanaqi, Denis Martinoviq, Xhemo Rexhematoviq dhe Muharem Demiroviq.

Xhemo Rexhematoviq

perktheu nga gjuha e boshnjake, Behlul Kanaqi

 

Komentiraj

Ova web stranica koristi Akismet za zaštitu protiv spama. Saznajte kako se obrađuju podaci komentara.