Jučer je u hotelu Mediteran u Ulcinju organiziran veliki iftar za postace i džemat ovog medžlisa. Donator iftara je turska nevladina organizacija ISKED iz Istanbula na čelu sa predsjednikom ovog udruženja gospodina Saliha Guzela.
Valja napomenuti da je ovo udruženje donator radova ženske medrese u Ulcinju koja se uveliko radi.
Na iftaru je prisustvovao i obratio se Reis islamske zajednice Rifat ef. Fejzić, predsjednik opštine Nazif Cungu, potpredsjednik skupštine Crne Gore Genc Nimanbegu i mnoge druge uticajne ličnosti ovoga grada
Sonte në hotel Mediteran në Ulqin u organizua iftar madheshtor me besimtarët e komunës së Ulqinit nga Mexhlisi i Bashkësisë islame në Ulqin në bashkëpunim me shqatën ISKED nga Turqia.
Shoqata ISKED është financuese e medresesë së vajzave në Ulqin dhe tradicionalisht shtron iftar në Ulqin. Në iftar ishin të pranishem personalitete nga jeta kulturore, politike e fetare në Ulqin duke vertëtuar se sofra e iftarit mbledh njerëzit e profileve të ndryshme shoqërore së bashku. Në iftar ishite i pranishem z. Salih Gyzel, drejtor i ISKED, reisi i BI në MZ Rifat ef. Fejziq, kryetari i komunës z. Nazif Cungu, kryetari i KNSH z. Genci Nimanbegu e të tjerë.
Pas lutjës se iftarit nga kryeimami mr. Ali ef. Bardhi, besimtarët i përshendeti z.Salih ef. Gyzel dhe reisi Rifat ef. Fejziq i cili theksoi se diverziteti është vlerë e cila e karakterizon shoqërinë tonë dhe se duhet kujdesur që të pasurojmë jetën tonë individuale e shoqërore duke u afruar me njeri tjetrin.
Pas iftarit, shoqata ISKED ndau dhurata për nxënësit më të mirë në garat e mësimbesimit në muajin maj ku vendin e pare e zuri Muhamed Ukoshata duke vënë theks të veçantë në kujdesin për edukimin e brezave që vijnë.